Insajderi
Lajme

Vrasja në Klinë| Prokurori i rastit merr vendim për të dyshuarin

Insajderi
21 March 2026 - 20:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në Klinë| Prokurori i rastit merr vendim për të dyshuarin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët në lidhje me rastin tragjik që ndodhi sot në Bokshiq të Klinës.

Pos tjerash në të thuhet se ndaj të dyshuarit Jetmir Isufi është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe po hetohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

“Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet në deklaratë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark