Insajderi
Lajme

Vdekja e gruas që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë, deklarohet spitali “Isa Grezda”

Insajderi
22 March 2026 - 08:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja e gruas që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë, deklarohet spitali “Isa Grezda”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga Ura e Moglicës në Gjakovë.

Në lidhje me këtë, spitali “Isa Grezda” tha se në momentin e pranimit, pacientja është paraqitur në gjendje të rëndë të përgjithshme.

Siç thuhet në deklaratë, ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat emergjente, por pacientja nuk ka reaguar ndaj terapisë dhe ka vdekur në orën 21:20.

“Më datë 21.03.2026, rreth orës 20:15, në Shërbimin e Emergjencës në Spital është sjellë nga ekipi i Urgjencës së Mjekësisë Familjare një paciente femër, me shenja jete, në gjendje të rëndë politraume dhe e pavetëdijshme. Në momentin e pranimit, pacientja paraqitej në gjendje të rëndë të përgjithshme, me tension arterial 210/100 mmHg”.

“Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat emergjente sipas protokolleve në fuqi, përfshirë intubimin endotrakeal dhe fillimin e reanimimit kardiopulmonar (RKP). Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit dhe reanimimit të vazhdueshëm, pacientja nuk ka reaguar ndaj terapisë dhe ka ndërruar jetë në orën 21:20”, thuhet në deklaratën e spitalit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark