Insajderi
Lajme

Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak bora

Insajderi
22 March 2026 - 21:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak bora
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton që, pas komunikimit me policinë e Malit të Zi te pika kufitare në Kullë, rruga Pejë–Kullë–Rozhajë (dhe anasjelltas) momentalisht është e mbyllur për kamionë.

Arsyeja në njoftim u bë e ditur se është bora e madhe në pjesën e Malit të Zi.

“Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e pa kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi”, thuhet në njoftim. /Insjaderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark