Insajderi
Lajme

Ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, të dy gratë e plagosura në rrezik për jetën

Insajderi
22 March 2026 - 21:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, të dy gratë e plagosura në rrezik për jetën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Majac të Podujevës përgjatë së dielës. Një burrë është gjetur i vdekur dhe dy gra të plagosura.

Shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se që të dy gratë e plagosura janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrezik për jetën.

“Janë në gjendje të rëndë shëndetësore që të dyjat, kështu më informojnë nga stafi për dy të plagosurat që tashmë janë në QKUK”, bëri të ditur ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark