Kosova është tronditur nga tri raste të rënda vrasjesh që kanë ndodhur brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike dhe rendin në vend.
Ngjarja e parë ndodhi të hënën e kaluar në qytetin e Gjakovës, ku në orët e para të mëngjesit një person 38-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagosjes me armë zjarri. Autori i dyshuar ishte në arrati për disa orë, por më pas u paraqit vetë pranë organeve të rendit. Në këtë incident mbeti i plagosur edhe një 29-vjeçar.
Rasti i dytë u shënua të shtunën, ku pas një përleshjeje mes dy vëllezërve, njëri prej tyre humbi jetën. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një person.
Ndërkohë, rasti i tretë ndodhi natën e mbrëmshme në fshatin Majac të Podujevës, ku një grua plagosi për vdekje një burrë.