Insajderi
Lajme

Ngjarja në Majac, QKUK jep detaje për pacientet e plagosura

Insajderi
23 March 2026 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngjarja në Majac, QKUK jep detaje për pacientet e plagosura
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy paciente të gjinisë femërore janë pranuar në orët e vona të mbrëmjes në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pasi kishin pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Sipas njoftimit të SHSKUK’së, bëhet fjalë për një paciente të lindur në vitin 1953 dhe një tjetër 31-vjeçare, të cilat janë sjellë me autoambulancë nga Podujeva. Menjëherë pas pranimit, ekipet mjekësore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme emergjente.

“Të dy pacientet janë pranuar në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile, duke u intubuar dhe vendosur në frymëmarrje të asistuar. Njëra prej tyre është dërguar në sallën operative, ku ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit kanë vazhduar trajtimin intensiv. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja e lindur në vitin 1953 ka ndërruar jetë në orën 03:00 pas mesnate”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe ajo po vazhdon trajtimin intensiv nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark