Insajderi
Botë

Rënie e çmimit të naftës dhe rimëkëmbje e tregjeve pas deklaratave të Trump për bisedime pozitive me Iranin

Insajderi
23 March 2026 - 14:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rënie e çmimit të naftës dhe rimëkëmbje e tregjeve pas deklaratave të Trump për bisedime pozitive me Iranin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa tregjet e aksioneve janë rimëkëmbur pasi Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar bisedime “shumë të mira dhe produktive” lidhur me ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Pas kësaj deklarate, çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra fillimisht me 13%, ndërkohë që indeksi FTSE 100 u rikuperua pasi më herët kishte pësuar rënie mbi 2%, shkruan BBC.

Trump gjithashtu njoftoi në mediat sociale se do të “shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane” për një periudhë pesë-ditore.

Ndërkohë, të shtunën, Donald Trump kishte deklaruar se do të “shkatërronte” termocentralet iraniane nëse rruga kryesore e transportit detar në Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapej. Nga ana tjetër, Irani kishte paralajmëruar se do të përgjigjej duke synuar infrastrukturën kyçe në rajon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark