Insajderi
Lajme

Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet

Insajderi
23 March 2026 - 21:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike.

Ai thotë se masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë:

“ gjoba, konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave”.

Tutje, Rama apelon qytetarët:

“Nëse shihni qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo çfarëdo mbeturinash të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ju lutemi ta lajmëroni Policinë ose Inspekcionin e Komunës në 038 220985”.

Postimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark