Insajderi
Sport

Dalin në shitje biletat e ndeshjes së Kosovës me Turqinë ose Rumanisë, ky është çmimi

Insajderi
24 March 2026 - 12:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dalin në shitje biletat e ndeshjes së Kosovës me Turqinë ose Rumanisë, ky është çmimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pa marrë parasysh se si përfundon ndeshja e saj të enjten ndaj Sllovakisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, Dardanët do të luajnë në finale me fituesin e përballjes Turqi – Rumani në kërkim të kualifikimit historik.

E në rast të humbjes në Bratisllavë, ekipi i Franco Fodës do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me humbësin e duelit Turqi – Rumani, po ashtu në “Fadil Vokrri”.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka nxjerrë në shitje sot biletat për sfidën e së martës tjetër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark