Insajderi
Lajme

Aksion i madh antidrogë në Suharekë, këta janë tre personat e arrestuar

Insajderi
24 March 2026 - 19:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion i madh antidrogë në Suharekë, këta janë   tre personat e arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy kilogramë heroine dhe një numër i konsiderueshëm armësh pa leje janë gjetur përgjatë një operacioni në Suharekë.

Sipas Sinjalit të arrestuarit në këtë aksion janë: Agron Rexhepaj, Refik Berisha dhe Burim Shillova.

Gjatë aksionit, është ndaluar një furgon i tipit VW, ku në një bunker të improvizuar për fshehje janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 1 kilogram.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: mbi 1.8 kilogram heroinë, 14 gram marihuanë, 3 revole dhe një pushkë gjuetie, mbi 260 fishekë të kalibrave të ndryshëm,   një peshore digjitale, 5 telefona mobilë, pajisje DVR të kamerave, 2 vetura dhe pajisje tjera relevante       

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit janë në zhvillim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark