Insajderi
Insporti

Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezonit

Insajderi
24 March 2026 - 20:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezonit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli egjiptian, Mohamed Salah, ka bërë një njoftim surprizë, duke konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Kontrata aktuale e Salah skadon në verën e vitit 2027, por sulmuesi do të largohet një vit më herët.

“Ka ardhur dita. Kjo është pjesa e parë e lamtumirës time”, tha Salah me lot në një video emocionale të publikuar në rrjetet e tij sociale.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e klubit gjatë gjithë kohës që kam qenë këtu. Nuk kam fjalë të mjaftueshme”.

“Largimi nuk është kurrë i lehtë. Ju më keni dhënë momentet më të bukura të jetës sime. Ky klub gjithmonë do të jetë shtëpia ime. Për shkak të të gjithëve juve, nuk do të jem kurrë vetëm”, thuhej në mesazhin e egjiptianit.

Salah iu bashkua Liverpoolit nga Roma në vitin 2017 dhe që atëherë ka fituar pothuajse të gjitha trofetë kryesorë të mundshëm te ‘Anfield’, duke shënuar mbi 250 gola dhe duke u bërë një legjendë e klubit.

OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark