Insajderi
Sport

Agim Ademi optimist para sfidës historike me Sllovakinë

Insajderi
25 March 2026 - 12:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Agim Ademi optimist para sfidës historike me Sllovakinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur para ndeshjes historike me Sllovakinë.

I pari i FFK-së, është shprehur optimist se djelmoshat ”Dardanë” do të kthehen me fitore, pavarësisht mungesës së kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu, shkruan IndeksOnline.

”Kemi dy mungesa të cilët sigurisht që më shpirt janë me neve, edhe kapiteni Amir Rrahmani edhe Leon Avdullahu, deri në momentin e fundit janë munduar të rikuperohen por është e pamundshme për një kohë kaq të shpejtë, por shpresoj që zëvendësusit e tyre do të jenë ata të cilët do të bëjnë tashmë kompletin e ekipit tonë dhe të kthemi në ndeshjen e dytë apo finales me një fitore këtu që do të ishte shumë mirë për Kosovën, për publikun dhe për të gjithë”, ka deklaruar Agim Ademi.

Kujtojmë që ndeshja Sllovaki – Kosovë, zhvillohet ditën e enjte, në stadiumin “Tehelne pole”, në Bratisllavë, më fillim nga ora 20:45.

Kosova në rast fitoreje, në finale do të luajë me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, dhe do të ketë një përparësi të madhe, pasi ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark