Insajderi
Lajme

Agjencia për parandalimin e Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë

Insajderi
25 March 2026 - 12:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Agjencia për parandalimin e Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri më sot, mbi 37 për qind e zyrtarëve publikë kanë përfunduar deklarimin e pasurisë për vitin 2025.

Ndërkohë, mbi 42 për qind e tyre nuk e kanë nisur ende këtë proces, edhe pse afati ligjor për përfundimin e deklarimit është 31 marsi.

Më 31 mars përfundon afati për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë. Deri më tani, rreth 4 mijë zyrtarë publikë e kanë përfunduar deklarimin e pasurisë për vitin 2025.

Në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, ka thënë se ky proces është duke vijuar në përputhje me afatet e përcaktuara ligjore.

“Deri më tani, 3 mijë e 915 zyrtarë publikë, apo 37.82%, e kanë përfunduar deklarimin e pasurisë, ndërsa edhe 2 mijë e 34, apo 19.65%, e kanë nisur procesin, por ende nuk e kanë përmbyllur atë. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve, respektivisht 4 mijë e 404 apo 42.54%, ende nuk e kanë filluar procesin e deklarimit”, ka thënë Buleshkaj.

Ai ka theksuar se mosdeklarimi brenda afatit, vonesat apo deklarimet e pasakta përbëjnë shkelje ligjore dhe mund të sanksionohen me gjoba, kallëzim penal, madje edhe me dënim me burgim deri në pesë vjet. Po ashtu, ai shtoi se pasuria e padeklaruar mund t’i nënshtrohet konfiskimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark