Insajderi
Lajme

Pacolli emëron Faik Kelmendin u.d. drejtor të Agjencisë Kadastrale, Avni Ahmeti lirohet nga detyra

Insajderi
25 March 2026 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pacolli emëron Faik Kelmendin u.d. drejtor të Agjencisë Kadastrale, Avni Ahmeti lirohet nga detyra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Ministrisë së Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë vendim për lirimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti.

Ajo thotë se në vend të tij, ka emëruar z. Faik Kelmendi si ushtrues detyre në këtë pozicion.

​”Ky ndryshim vjen si pjesë e procesit të reformave dhe forcimit të kapaciteteve tona institucionale”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Sot kam marr vendim për lirimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti. Në vend të tij, kam emëruar z. Faik Kelmendi si ushtrues detyre në këtë pozicion.

​Ky ndryshim vjen si pjesë e procesit të reformave dhe forcimit të kapaciteteve tona institucionale. Synimi ynë mbetet rritja e efikasitetit dhe llogaridhënies, me qëllim që të avancojmë me sukses prioritetet tona në fushën e kadastrës dhe pronës, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark