Insajderi
Show

“Forca Kosova, Forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet shqipet në Botëror

Insajderi
26 March 2026 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Forca Kosova, Forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet shqipet në Botëror
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë në futboll, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një imazh ku shihen të dyja kombëtaret, e shoqëruar me mesazhin: “Paçit fat! shpresoj të bëni historinë dhe të kualifikoheni në Kupën e Botës”.

Në foto paraqiten futbollistët e Kosovës dhe Shqipërisë, me mbishkrimet “Forca Kosova!” dhe “Forca Shqipëria!”, duke theksuar unitetin dhe mbështetjen për sukses në arenën ndërkombëtare.

Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria sonte mund të shkruajnë historinë e kualifikimit në Botëror.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark