Insajderi
Lajme

Murseli: Armën e kam blerë sepse Plava më tha se e shet dyfish të nesërmen

Insajderi
26 March 2026 - 11:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Murseli: Armën e kam blerë sepse Plava më tha se e shet dyfish të nesërmen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon sot seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Arma me të cilën u vra Liridona Ademaj ishte blerë nga Murseli teksa ky i fundit para trupit gjykues tha se armën e kishte blerë për shkak se i akuzuari tjetër në këtë rast Granit Plava i kishte thënë se mund ta shiste më shtrenjtë.

“Po. Sepse ai (Granit Plava) tha që e shet dyfish të nesërmën. Me atë qëllim e kam blerë”, tha Murseli.

Murseli tha nuk do të kishte përfitim nga kjo shitje, por qëllimi i tij ishte ta ndihmonte Plavën të cilin e kishte bashkëfshatar.

Para trupi gjykues Murseli tha se më vonë e kishte zbuluar që ajo armë ishte përdorur për ta vrarë Liridona Ademajn.

Tutje, Murseli deklaroi po ashtu se e ka paguar edhe arkivolin e Liridona Ademajt.

“Unë ia kam paguar arkivolin Liridonës. Paret mi ka jep Valon Lluka”, deklaroi Murseli./Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark