Insajderi
Lajme

Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje

Insajderi
26 March 2026 - 12:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion antidrogë të koduar “Delivery”, ku janë arrestuar pesë persona, katër prej tyre për trafikim narkotikësh dhe një për krime kibernetike, shkruan Insajderi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje nga ky aksion.

Në këtë operacion janë ndaluar pesë persona, në raste të ndryshme të ndërlidhura me një objekt banesor ku katër prej tyre dyshohen për kryerjen e veprës penal ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, dhe një person për veprën penale ‘’Hyrja e paautorizuar kompjuterike’’,  dhe ‘’Mashtrimi Kompjuterik’’.

Pas një pune intensive hetimore janë identifikuar katër persona të dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike të dyshuar të llojit  marihuanë dhe kokainë në Komunën e Prishtinës.

“Ndërkohë, Prokurori i shtetit në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës, ka realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme në Komunën e Prishtinës. Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar: një paketim me substancë narkotike  të dyshuar  të llojit marihuanë me peshë totale 1.117.5 gramë, dhe dy paketime me substancë narkotike  të dyshuar të llojit marihuanë 2.221 gramësh, para të gatshme në vlerë prej 4045 euro, 40 funta dhe 40 franga, dy (2) vetura, katër (4) telefona celularë, si dhe  njëzetë e pesë (25) qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, me peshë totale prej 11.9 gramësh”, ka njoftuar Prokuroria.

Prokurori i shtetit ka njoftuar se brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikatë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark