Insajderi
Lajme

Haradinaj: AAK rinis procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm mbahet më 24 maj

Insajderi
26 March 2026 - 18:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: AAK rinis procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm mbahet më 24 maj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës ka mbajtur mbledhjen e 180-të, ku vendosi vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, pas pezullimit më 6 mars 2026.

Shkrimi i plotë:

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës sot ka mbajtur mbledhjen e 180-të, në të cilën ka vendosur për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, proces ky i pezulluar më 6 mars 2026.

Konform vendimit të datës 12 shkurt 2026, procesi i brendshëm zgjedhor rifillon më 27 mars 2026 dhe përfundon më 24 maj 2026, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të AAK-së.

Prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës.

Ky është njëkohësisht proces i afrimit me qytetarët, i reformës së brendshme në parti dhe i fuqizimit të strukturave, me synim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të Aleancës në gjithë vendin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark