Insajderi
Lajme

Behgjet Pacolli pas dëshmisë së Plavës në gjyq: Nuk më duket e drejtë të harxhoj kohë me vrasës

Insajderi
26 March 2026 - 23:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Behgjet Pacolli pas dëshmisë së Plavës në gjyq: Nuk më duket e drejtë të harxhoj kohë me vrasës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar sërish me tone të ashpra lidhur me zhvillimet e fundit në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt.

I pyetur nga Insajderi rreth dëshmisë së të akuzuarit Granit Plava, i cili pretendoi se Pacolli ishte në dijeni të planit për vrasje, ky i fundit u tregua i prerë në përgjigjen e tij.

“Nuk më duket e drejtë të harxhoj kohë me vrasës”, ka deklaruar shkurtimisht Pacolli, duke refuzuar të komentojë më gjatë pretendimet e të akuzuarve.

Ky reagim vjen pas një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku ai e cilësoi përmendjen e emrit të tij si një tentativë të ulët për alibi dhe “varfëri karakteri” nga njerëz që dikur mund t’i ketë ndihmuar, por nga të cilët është distancuar prej kohësh.

Plava, sot para trupit gjykues dha detaje lidhur me marrëveshjen që kishte pasur me Murselin, për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai ka pretenduar se

“Naimi më ka thënë ta kryej vrasjen. E kam pyetur kush është viktima, por nuk më ka treguar. Para ngjarjes, të paktën 7-8 herë jemi takuar për t’u marrë vesh. Ai më ka thënë se unë duhet ta marr përsipër. “Nuk të lë më shumë se 2 vjet në burg. Ti e di çfarë pushteti kemi ne. Edhe Behgjet Pacolli e di.”, ka deklaruar ai.

“Më ka ofruar punë me pagë 1.300 euro dhe veturë. Unë nuk e di kush ka qenë që ta kryejë rastin, në mënyrë që unë të marr përgjegjësi. Të nesërmen kam kuptuar që viktima ishte edhe gruaja e tij. Ai gjithmonë ka thënë se është shkine ose boshnjake”, tha më tej ai.

“Ti e di çfarë pushteti kemi ne. Edhe Behgjet Pacolli më ka thënë se është në dijeni për këtë rast. Më ka ofruar punë me pagë 1.800 euro dhe veturë. Unë nuk e di kush ka qenë që ta kryejë rastin, në mënyrë që unë të marr përgjegjësi. Të nesërmen kam kuptuar se viktima ishte edhe gruaja e tij. Ai gjithmonë ka thënë se është shkine ose boshnjake”.

“Para ditës kritike, Naimi më tha të mos flas me askënd. Më ka dhënë 300–400 euro, gjithashtu edhe Kushtrimit. Atë ditë, në Prishtinë, më ka sjellë Kushtrimi”, shtoi më tej ai.

Krahas punës së ofruar, Plava pretendon se Murseli i kishte thënë që do t’i japë 250 mijë euro nëse kalon dy vite në burg.

Për krejt këto ka ndërhyrë Naim Murseli, duke i thënë “mos rrej”. Më pas, ka ndërhyrë policia./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark