Insajderi
Lajme

“Ti e bëre skenarin”, Kushtrim Kokalla rrëfen në gjykatë çfarë i tha Policia për vrasjen e Liridona Ademajt

Insajderi
27 March 2026 - 10:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ti e bëre skenarin”, Kushtrim Kokalla rrëfen në gjykatë çfarë i tha Policia për vrasjen e Liridona Ademajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon shqyrtimi gjyqësor për rastin tragjik të vrasjes së Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme, po dëgjohet dëshmia e të akuzuarit Kushtrim Kokalla, i cili po përballet me pyetjet e trupit gjykues dhe mbrojtjes.

Gjatë dëshmisë së tij, Kokalla ka rrëfyer për presionin që, sipas tij, ka pasur nga organet e rendit gjatë fazës së fillimit të hetimeve.

Kokalla ka pretenduar para gjykatës se policia e ka cilësuar atë si “trurin” pas ngjarjes, pavarësisht se ai nuk ka qenë personi që ka shtyrë këmbëzën.

“Policia më thanë ti je kryesori edhe pse nuk ke shkrep, ti e ke bërë gjithë skenarin,” deklaroi Kokalla gjatë marrjes në pyetje, përcjell Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark