Insajderi
Sport

Bayern mbyll derën për largimin e Michael Olise-së, refuzohet oferta prej 200 milionë eurosh

Insajderi
27 March 2026 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bayern mbyll derën për largimin e Michael Olise-së, refuzohet oferta prej 200 milionë eurosh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bayern Munich-u ka bërë të qartë qëndrimin për të ardhmen e Michael Olise, duke refuzuar çdo mundësi largimi, madje edhe në rast të një oferte marramendëse prej 200 milionë eurosh.

Presidenti nderi i klubit bavarez, Uli Hoenes, konfirmoi se lojtari nuk është në shitje dhe është pjesë kyç e projektit të skuadrës. Ai theksoi se klubi nuk është i interesuar të sakrifikojë cilësinë në fushë për përfitime financiare.

“Olise nuk do të shitet, as për 200 milionë euro. Ne luajmë për tifozët dhe jo për të mbushur arkën e klubit, duke rrezikuar performancën në fushë”, u shpreh Hoenes.

Ai komentoi edhe interesimin e Liverpoolit, duke shtuar se bavarezët nuk do të ndihmojnë rivalët të përforcohen për sezonin e ardhshëm.

Kështu, Bayern-i i jep një sinjal të fortë tregut dhe konfirmon se Olise do të mbetet një nga shtyllat kryesore të skuadrës edhe në të ardhmen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark