Insajderi
Lajme

Ekspozita për masakrat, Kuvendi del me reagim

Insajderi
27 March 2026 - 23:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekspozita për masakrat, Kuvendi del me reagim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi ka reaguar lidhur me ekspozitën në shesh të Prishtinës, për Masakrat në Kosovë, ku mes tjerash thuhet se në masakrën e Dubravës janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur.

Kuvendi tha se roli i tij është mbështetës për iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik.

Sipas tyre Kuvendi ka përkrahur projekte që lidhen me kujtesën kolektive, dokumentimin e luftës.

“Kuvendi, në përputhje me mandatin e tij dhe praktikat e zakonshme institucionale, mbështet iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik, përfshirë kujtesën kolektive, dokumentimin e luftës dhe nderimin e viktimave”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se kjo mbështetje bëhet duke respektuar parimet e lirisë artistike.

“Duke respektuar parimet themelore të lirisë artistike, të drejtës autoriale dhe krijuese, kjo mbështetje jepet pa ndërhyrë në përmbajtjen e projekteve të tilla. Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura në kuadër të ekspozitës mbeten përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve të saj”, thuhet më tej.

Në fund, Kuvendi përmendi edhe rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të viktimave dhe kujtesës kolektive.

“Mbrotja e dinjitetit të viktimave dhe kujtesës kolektive mbetet obligim i përbashkët institucional dhe shoqëror, i cili kërkon trajtim të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm”, thuhet në reagim.

Megjithatë, Kuvendi bën të ditur se do t’i adresojë shqetësimet e ngritura tek organizatorët e ekspozitës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark