Insajderi
Lajme

OVL: Përgjegjësia për ekspozitën bie mbi autorët e këtij shtrembërimi, kërkojmë distancim zyrtar të menjëhershëm

Insajderi
28 March 2026 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OVL: Përgjegjësia për ekspozitën bie mbi autorët e këtij shtrembërimi, kërkojmë distancim zyrtar të menjëhershëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

OVL e UÇK-së ka reaguar, ka dal me reagim lidhur me ekspozitën në shesh të Prishtinës, për Masakrat në Kosovë, ku mes tjerash thuhet se në masakrën e Dubravës janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur.

Aty thuhet se e kundërshtojnë me forcë ekspozitën e vendosur në qendër të Prishtinës.

OVL thotë se një ekspozitë e tillë shtrembëron luftën çlirimtare dhe fyen gjakun e derdhur për liri.

Në reagim thuhet se  paraqitja e viktimave civile si “persona të armatosur”, pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të poshtër moral dhe se një qasje e tillë është e papranueshme.

“Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë. Sidoqoftë, faji rëndon edhe mbi çdo institucion që shpenzoi para publike për të legjitimuar këtë turp. Financimi i kësaj përmbajtjeje nga Kuvendi i Kosovës përbën skandal të pafalshëm. Përmes tij goditet e vërteta historike dhe poshtërohet dinjiteti i luftës sonë”, thuhet në reagim.

“Për këto arsye, kërkojmë distancim zyrtar të menjëhershëm nga përmbajtja e asaj ‘ekspozite’, si dhe llogaridhënie institucionale. Askush nuk guxon të njollosë UÇK-në apo sakrificën e popullit shqiptar”, përfundon reagimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark