Insajderi
Show

Gjesti shijon lirinë, shfaqet i buzëqeshur nga një veturë luksoze

Insajderi
29 March 2026 - 16:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjesti shijon lirinë, shfaqet i buzëqeshur nga një veturë luksoze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Besart Kelmendi, i njohur me nofkën artistike si “Gjesti”, siç duket po e shijon lirinë.

Gjesti ka marrë vemendje me postimin e fundit në Instagram, i cili është shfaqur i buzëqeshur nga një veturë luksoze.

Artisti pejan para 10 ditësh ishte liruar nga paraburgimi.

Gjykata Themelore në Prishtinë nxori aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij, mbi një javë pasi u ndalua.

Gjesti dyshohet për veprat penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Këngëtari kishte probleme me pronarin e “Onima”-s, Erkand Shabani, i cili kishte shkuar tek zyret i armatosur, kishte dëmtuar inventarin dhe kishte kanosur pronarin. Ky i fundit paralajmëruar se do t’i publikojë pamjet e incidentit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark