Insajderi
Lajme

Shembja e dheut në Prishtinë, kjo është kompania pronari i së cilës u intervistua sot

Insajderi
29 March 2026 - 19:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shembja e dheut në Prishtinë, kjo është kompania pronari i së cilës u intervistua sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka dhënë detaje lidhur me veprimet që ka marrë ky organ i akuzës pas shembjes së dheut në një lagje të Prishtinës.

Gashi ka thënë se deri më tash është autorizuar policia, si dhe është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë punëkryese “Klub Invest”.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informatave nëse ka elemente të veprës penale.

“Kemi marrë veprime menjëherë. Është autorizuar Policia dhe është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë. Pas intervistimit, ai është liruar, derisa jemi në fazën e grumbullimit të informatave të plota për rastin”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se hetimet do të zgjerohen edhe në pista tjera, duke mospërjashtuar as zyrtarët komunalë, nëse sipas tij, vërehet se dikush prej tyre ka pasur përgjegjësi mbikëqyrëse.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark