Insajderi
Lajme

Qeveria mblidhet nesër: Në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

Insajderi
29 March 2026 - 21:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria mblidhet nesër: Në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të shtatë më 30 mars, e hënë në orën 09:00, ku në rend dite janë një sërë vendimesh.

Në fillim të mbledhjes, pritet të shqyrtohet propozimi për ndarjen e shpërblimit për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, si dhe miratimi i pagesës së pagës së 13-të për punonjësit që financohen nga Buxheti i shtetit.

Një nga pikat e rendit të ditës është edhe propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për t’i kërkuar Kuvendit dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Në pjesën legjislative, Qeveria do të trajtojë disa projektligje kyçe, përfshirë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Inspektoratin Qendror për Mjedisin dhe Ndërtimin, si dhe ligjet për financimin e menaxhimit të resurseve ujore dhe për banimin social e të përballueshëm.

Në mbledhje po ashtu do të shqyrtohet raporti i vlerësimit të sistemit të financimit të komunave për vitin 2025, si dhe një sërë vendimesh për shpronësime, emërime dhe rialokime buxhetore në disa ministri, transmeton RTVDukagjini.

Qeveria pritet të trajtojë edhe raportin vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe pika të tjera të ndryshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark