Insajderi
Lajme

Disa lagje të Prishtinës mbesin pa rrymë për më shumë se gjashtë orë

Insajderi
29 March 2026 - 22:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Disa lagje të Prishtinës mbesin pa rrymë për më shumë se gjashtë orë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shembja e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik.

Për më shumë se gjashtë orë, lagjet si Dardania e Ulpiana kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Pa rrymë janë edhe Lagja e Spitalit dhe zona e Qendrës Studentore, si dhe rruga B dhe Muharrem Fejza.

KOSTT ka njoftuar se si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” është prekur rrjeti transmetues.

“Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike”, u tha në njoftimin e KOSTT’it.

Ndonëse kanë kërkuar mirëkuptim, deri më tani s’kanë lëshuar asnjë njoftim tjetër përditësues lidhur me gjendjen e furnizimit me energji elektrike. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark