Insajderi
Lajme

Pacolli për shembjen e dheut në Prishtinë: Pasojë e neglizhimit të standardeve

Insajderi
29 March 2026 - 22:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pacolli për shembjen e dheut në Prishtinë: Pasojë e neglizhimit të standardeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas rrëshqitjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.

Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se kjo ka ndodhur si pasojë e mos-respektimit të standardeve të ndërtimit, shkruan Insajderi.

“Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve. Respektimi i ligjit dhe i kritereve teknike është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetin e infrastrukturës sonë, andaj llogaridhënia duhet të jetë e plotë dhe e panegociueshme”, ka deklaruar Pacolli.

Pacolli më tej ka thënë se përmes Planit të ri Hapësinor të Kosovës do të vendosen kritere të rrepta që nuk lejojnë më, siç u shpreh ajo, improvizime.

“​Për t’i dhënë fund kësaj mbrapshtie që është instaluar për vite me radhë, ne si Ministri do të bëjmë përpjekje që me Planin e ri Hapësinor të Kosovës të vendosim kritere të rrepta dhe standarde që nuk lejojnë më improvizime në dëm të qytetarëve”, përmbyll reagimin Pacolli. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark