Insajderi
Lajme

Rama për shembjen e tokës: Kemi marrë masa me i suspendu inspektorët përgjegjës, primare restaurimi i rrymës dhe ujit

Insajderi
30 March 2026 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama për shembjen e tokës: Kemi marrë masa me i suspendu inspektorët përgjegjës, primare restaurimi i rrymës dhe ujit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të dielën, asfaltin në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, e përpiu toka.

Kjo shkaktoi alarm te të gjithë qytetarët, ndërsa si pasojë, energjia elektrike dhe furnizimi me ujë u ndërprenë në disa zona të kryeqytetit.

Lidhur me këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha në emisionin “Ora Shtatë” se primare për komunën është restaurimi i rrymës dhe ujit.

“Kemi qenë mbrëmë deri në orët e vona këtu për të sanuar problemin. Të gjitha ekipet tona, edhe nga Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave dhe ekipe të tjera kanë ardhë për të ndihmuar sanimin e çështjes dhe me pa nga afër se çka ka qenë problemi”.

“Shihet se ka pasur një problem të madh strukturor, shihet edhe në video që ka pasur një kolaps të pinave që është dashur ta mbrojnë këtë zonë. Na thanë nga ndërtuesit këtu, se duket që ka pasur një problem me ujin, në rrjedhje uji që e ka shkaktuar këtë problem, por kjo ende nuk dihet saktësisht. Mirëpo dëmet nuk janë vetëm këtu, janë në pjesë të ndryshme të qytetit, sepse këtu kalojnë linjë të rrymës, dhe disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa rrymë”.

“Tani bisedova edhe me disa ekipe të KOSST-it, po thonë që shumë shpejt do ta lëshojnë një linjë, që duket se ka shpëtuar, por lutemi që çdo gjë të bëhet sa më mirë për qytetarët”, tha Rama në Klan Kosova.

Ndërsa ai shtoi se me patjetër duhet të gjendet shkaktari i një “rreziku” kaq të madh.

“Kemi marrë masa me i suspendu inspektorët përgjegjës derisa të kuptojmë se çfarë ka ndodhë edhe atëherë do marrim masat adekuate. Duhet me gjetë shkaktarin”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark