Insajderi
Lajme

Veterani në protestë: Dyshojmë se informacionet janë marrë nga shërbimet sekrete serbe

Insajderi
30 March 2026 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veterani në protestë: Dyshojmë se informacionet janë marrë nga shërbimet sekrete serbe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës, kundër ekspozitës skandaloze me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë.

Xhavit Jashari nga OVL-UÇK e quajti ‘idiot’ Shkëlzen Gashin, ndërsa pati edhe akuza ndaj tij.

Para protestuesve, ai tha se dyshojnë se informacionet për këtë ekspozitë janë marrë mga shërbimet sekrete serbe.

“Dyshojmë që të gjitha informacionet janë marrë nga shërbimet sekrete serbe. Por do ta mbrojmë luftën tonë të drejtë. Është faktuar mjaftueshëm që lufta jonë ka qenë e drejtë dhe e pastër, e cila u zhvillua për çlirim, liri dhe bashkim.” 


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark