Insajderi
Lajme

OVL e UÇK pas protestës: Nëse s’ka reflektim nga institucionet do të ketë veprime të tjera

Insajderi
30 March 2026 - 14:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OVL e UÇK pas protestës: Nëse s’ka reflektim nga institucionet do të ketë veprime të tjera
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë mbajtur sot një protestë para Kuvendit të Kosovës, pas gabimeve skandaloze që Shkelzen Gashi me organizatën e tij Integra ka paraqitur në ekspozitën në sheshin e kryeqytetit për masakrat gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

Pas përfundimit të kësaj protese, OVL-UÇK ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë simbolike.

Në rast se institucionet nuk reflektojnë ndaj kërkesave të tyre, ata kanë paralajmëruar veprime të tjera.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në protestën simbolike të sotme, të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Njëherit, njoftojmë opinionin publik se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave tona, aktiviteti ynë kundër tendencave për shtrembërimin e historisë sonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të cilat do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark