Insajderi
Lajme

Nagavci: Do të vazhdojmë konsultimet me opozitën për cështjen e presidentit

Insajderi
30 March 2026 - 14:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nagavci: Do të vazhdojmë konsultimet me opozitën për cështjen e presidentit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, tha se Kryeministri Albin Kurti do të vazhdojë konsultimet me partitë opozitare, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Nagavci tha se nëse nevojitet një rrugë tjetër për konsensus, duhet shqyrtuar pas diskutimeve.

Edhe Nagavci përmendi se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të padrejta e të panevojshme

 “Kryeministri Kurti, kryetar i LVV-së tashmë e ka bërë të ditur që do të vazhdojë diskutimet me krerët e partive opozitare, në rast të PDK-së dhe të LDK-së. Ne besojmë, presim që të ketë një marrëveshje dhe të arrijmë të zgjedhim presidentin, po ashtu duke pasur parasysh se janë të panevojshme, të padrejta edhe një palë zgjedhje të reja. Ndërkaq sa i përket nënshkrimeve të deputetëve, paraprakisht e kemi të qartë se kemi edhe së paku 44 deputetë të tjerë të cilët akoma nuk kanë dhënë nënshkrimet e tyre për të zgjedhur presidentin. Ndërkaq, nëse nevojitet një aspekt gjithësisht, një rrugë tjetër në raport me një konsensus i cili mund të arrihet, kjo është një temë që duhet të shqyrtohet pas propozimeve apo diskutimeve konkrete që ne mund të kemi për këtë temë”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark