Insajderi
Lajme

Shtrenjtimi i naftës – LDK thërret seancë të jashtëzakonshme

Insajderi
30 March 2026 - 16:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtrenjtimi i naftës – LDK thërret seancë të jashtëzakonshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës iniciuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimin e lartë të naftës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka kritikuar qeverinë për, siç tha, neglizhencë në këtë drejtim.

“Grupi parlamentar i LDK-së informuam kryesinë që kemi ndërmarrë një iniciativë për organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme, seancë të jashtëzakonshme, për rritjen e çmimit të naftës. Çmimi i cili ka ndikuar rritjen e të gjitha çmimeve të tjera dhe si rezultat i kësaj jemi duke u përballur me një krizë financiare”, tha Lushaku.

“Secili qytetar, secila familje është duke pasur vështirësi për shkak edhe të inflacionit të madh, edhe për shkak të çmimit të naftës. Prandaj me këtë rast jemi në proces të mbledhjes së nënshkrimeve dhe dorëzimit të kësaj iniciative, me çrast do të propozojmë edhe një rezolutë e cila obligon qeverinë që të ndërmarrë masa, masa të menjëhershme”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark