Insajderi
Lajme

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve

Insajderi
31 March 2026 - 16:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se ka formuar komision për verifikimin e njehësorëve elektrikë.

“MINTI e njofton opinionin publik se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keq llogaritje të njehsorëve. Megjithatë, duke filluar nga data 01.04.2026 (e mërkurë), komisioni do të dalë në terren për të verifikuar njehsorët elektrikë të çdo konsumatori që paraqet ankesë”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast, MINTI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë shfrytëzues të energjisë elektrike, që për çdo dyshim lidhur me funksionimin e parregullt të njehsorëve në objektet e tyre të banimit, të njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, në numrin pa pagesë 0800 11000, ose përmes adresës elektronike: [email protected]”, vijon më tej njoftimi.

MINTI në fotografinë e mëposhtme ka paraqitur një model se si mund të verifikohet njehsorin (orën) e energjisë elektrike në ndërtesa apo shtëpi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark