Insajderi
Sport

“Gjithçka gati”, FFK-ja publikon pamje nga stadiumi

Insajderi
31 March 2026 - 16:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Gjithçka gati”, FFK-ja publikon pamje nga stadiumi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federata e Futbollit e Kosovës ka postuar një video në rrjetet sociale, para ndeshjes së madhe finale të “play-offit” ndaj Turqisë.

FFK-ja ka publikuar pamje nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në prag të ballafaqimit më të madh në historinë e Kosovës.

“Gjithçka është gati për finalen e madhe ndaj Turqisë. Sonte luhet për ëndrrën”, shkruan FFK-ja në faqen e saj zyrtare.

Ndeshja Kosovë – Turqi luhet sonte, me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Fituesi i kësaj përballje do të prejë biletën për kualifikimin e madh në Botërorin e vitit 2026, që mbahet këtë verë në SHBA, Kanada e Meksikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark