Insajderi
Sport

Sa milionë do t’i fitojë kombëtarja e Kosovës nëse kualifikohet në Botëror?

Insajderi
31 March 2026 - 17:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sa milionë do t’i fitojë kombëtarja e Kosovës nëse kualifikohet në Botëror?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg shkruarjes së historisë, kualifikimit në Kampionatin Botëror, të vitit 2026.

“Dardanët” do të sfidohen nga Turqia në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026 me kombëtaren e Turqisë, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në rast se Kosova do të kalojë në turneun final të Botërorit, atëherë do të shpërblehet me një shifër të majme parash.

10.5 milionë dollarë do të fitonte Kosova, poqëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026.

Ndërkohë, djemtë e kombëtares i kanë fituar deri më tash 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, pasi fituan ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të “play-offit”.

Madje, Qeveria e Kosovës u ka premtuar lojtarëve dardanë që do të shpërblehen edhe me 1 milionë euro premi, nëse kalojnë në Botëror.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark