Insajderi
Lajme

Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, shkruani historinë

Insajderi
31 March 2026 - 18:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, shkruani historinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës përballë Turqisë, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën, shkruan Insajderi.

“Sonte i gjithë kombi është me ju. Fitojeni këtë betejë, shkruani historinë. FORCA KOSOVË”, ka shkruar Haradinaj.

Kosova sonte do të luajë me Turqinë finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark