Insajderi
Insporti

Futbollisti turk flet për fishekzjarret: Na motivuan, s’e njohin kombin turk

Insajderi
31 March 2026 - 20:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Futbollisti turk flet për fishekzjarret: Na motivuan, s’e njohin kombin turk
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti i Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur lidhur me fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës, duke thënë se ato nuk ndikuan negativisht te skuadra, por përkundrazi i motivuan më shumë.

“Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, u shpreh Kahveci për “Hurriyet”.

Mesfushori turk tha se synimi i ekipit është i qartë: Fitorja dhe rikthimi në skenën më të madhe të futbollit botëror.

“Shpresojmë që do të fitojmë dhe t’u japim fund viteve të mallit”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark