Insajderi
Sport

Çalhanoğlu: Në Kosovë nuk na lanë të flemë, jam krenar që e bëmë vendin tonë të lumtur

Insajderi
01 April 2026 - 12:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çalhanoğlu: Në Kosovë nuk na lanë të flemë, jam krenar që e bëmë vendin tonë të lumtur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i Kombëtares turke, Hakan Çalhanoğlu është ankuar në fishekzjarrët që u lëshuan një natë para lojës me Kosovën në afërsi të hotelit ku ishin vendosur turqit.

Ideja e tifozëve kosovarë ishte që t’i linin turqit pa gjumë dhe të lodhur para përballjes me ekipin Dardan të nesërmen (mbrëmë).

E futbollisti i Interit e përmendi këtë fakt mbrëmë pas ndeshjes me Kosovën, ndërsa e shprehu edhe gëzimin e lumturinë që e realizoi ëndrrën e tij – kualifikimin në Kampionat Botëror.

“Para ndeshjes nuk na lanë të flemë gjatë natës. Shikuam nga dritarja për ta parë se çfarë po ndodhte. Megjithatë, e dinim që mund të bënin gjëra të tilla. Nuk ishte udhëtim i lehtë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që e kemi bërë vendin tonë të lumtur. Pjesëmarrja në Botëror ishte ëndërr e imja që nga fëmijëria”, u shpreh futbollisti turk.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark