Insajderi
Lajme

Ky është prindi i dyshuar për rrahjen e nxënësit 11-vjeçar në Deçan

Insajderi
01 April 2026 - 13:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është prindi i dyshuar për rrahjen e nxënësit 11-vjeçar në Deçan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar në Deçan prindin e njërit nga klasorët e viktimës (11-vjeçar), nën dyshimin për sulm fizik.

Gazeta Insajderi nga burime brenda organeve të rendit ka mësuar se i dyshuari Fidan Hadërgjonaj, i cili në dokumente zyrtare figuron si Binak Hadërgjonaj, e kishte marrë nxënësin 11-vjeçar në afërsi të oborrit dhe e kishte futur në veturën e tipit ‘Range Rover’.

Ai është intervistuar në praninë e avokatit si i dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor“.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti pritet të lirohet në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark