Insajderi
Showbiz

Tayna për banoren e Ferma Vip: Kur të rritem dua të bëhem si ajo

Insajderi
01 April 2026 - 14:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tayna për banoren e Ferma Vip: Kur të rritem dua të bëhem si ajo
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperja e njohur Tayna ka zbuluar së fundmi se është një ndjekëse e rregullt e spektaklit “Ferma VIP” dhe madje ka edhe një preferencë të qartë brenda tij. Artistja ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, poeten Mimoza Ahmeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tayna ka ndarë me ndjekësit një video të Mimozës, duke e shoqëruar me disa fjalë plot admirim. Ajo ka vlerësuar hapur natyrën e saj të lirë, autentike dhe pa filtra, duke e cilësuar si një figurë frymëzuese.

Në mbishkrimin e videos, reperja është shprehur: “Kjo gru m’u ka bo inspirim. Kur t’rritna, mundsisht du m’u bo si Moza. E du”. Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke marrë komente të shumta.

Ndërkohë, Mimoza Ahmeti vijon të jetë një nga figurat më të spikatura brenda “Ferma VIP”, falë personalitetit të saj të drejtpërdrejtë dhe mënyrës së veçantë të të shprehurit. Prezenca e saj ka krijuar dinamika të forta dhe shpeshherë ka qenë në qendër të diskutimeve si brenda fermës, ashtu edhe në rrjetet sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark