Insajderi
Lajme

Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare, arrestohet 67-vjeçari në Lushnje

Insajderi
01 April 2026 - 16:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare, arrestohet 67-vjeçari në Lushnje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 67-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. V., 68 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin F. Ç., 55 vjeç, këmbësor, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 39 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në një banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.tch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark