Insajderi
Lajme

Reagon sërish Ambasada Amerikane në Tiranë pas paralajmërimit për rrezik nga Irani në Shqipëri

Insajderi
02 April 2026 - 11:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagon sërish Ambasada Amerikane në Tiranë pas paralajmërimit për rrezik nga Irani në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të mërkurën mbrëma, Ambasada Amerikane në Tiranë lëshoi një paralajmërim për veprimeve nga grupe pro-iraniane ndaj Shqipërisë.

Reagimi tha se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë “subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”.

“Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante”.

Ambasada i inkurajoi qytetarët amerikanë të jenë me vigjilencë të shtuar.

Ndërkaq, të enjten, në një përgjigje për “EuronewsAlbania”, zyra e shtypit e Ambasadës Amerikane ka thënë se “administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve”.

“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë”.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë. Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm”, u tha në këtë përgjigje.

Autoritetet shqiptare, mbrëmë janë përgjigjur lidhur me një paralajmërim që gjatë së mërkurës ka lëshuar Ambasada amerikane në Tiranë se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Këto paralajmërime, autoritetet shqiptare i kanë cilësuar si hamendësime.

Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare i ka thënë REL-it se agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë nuk e kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark