Insajderi
Lajme

Zbulohet një laborator droge në Prizren, arrestohen dy persona

Insajderi
02 April 2026 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbulohet një laborator droge në Prizren, arrestohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi ka arritur të identifikojë një laborator droge gjatë kontrollimit të një shtëpie.

“Policia e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, në bashkëpunim me prokurorin kompetent si dhe gjyqtarin e procedurës parapake,  me datën 02.04.2026, ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa”, thuhet në njoftim, shkruan Insajderi.

Policia thotë se ka bastisur edhe tre lokacione të tjera, ku përgjatë bastisjeve janë gjetur bimë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe kokainë.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, në bashkëpunim me prokurorin kompetent si dhe gjyqtarin e procedurës parapake,  me datën 02.04.2026, ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa.

Lidhur me rastin në vendngjarje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, si dhe veprimet e mëtejme policore kanë vazhduar edhe me bastisjen e tri lokacioneve të tjera në Prizren, ku është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar.

Gjatë bastisjes në lokacionet e lartcekura janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 

–     pajisje të ndryshme të dedikuara për kultivim të bimëve narkotike si (llampa për ndriçim, aparat për ngrohje, klima, trafo të ndryshme të rrymës, gypa ventilimi, pajisje për matje të lagështisë, temperaturës, vegla pune, vazo, preparate kimike dhe pajisje tjera).

–     një (1) bimë narkotike kanabis sativa rreth 30 cm,

–     një qese me  sub.narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.19 gramë,

–     gjethe, dyshohet të bimës kanabis sativa me peshë 53.84 gramë,

–     dy qese plastike me sub.narkotike dyshohet  kokainë me peshë  0.41 gramë,

–     një aparat vakumi,

–     qese plastike,

  • armë zjarri (pistoletë) e çmontuar me dy fishekë,
  • 27 fishekë kalibër i panjohur,
  • një veturë,
  • një automjet (furgon) me targa vendore.

Të dyshuarit e lartcekur po ashtu dyshohet se kishin shkatërruar rreth 300 bimë të llojit kanabis sativa të mbjella në laborator brenda shtëpisë,  me gjatësi rreth  20-30 cm, të cilat dyshohet se janë djegur.

Pas përfundimit të bastisjeve, procesimit të vendit të ngjarjes dhe sekuestrimit të dëshmive, të dyshuarit e lartcekur janë shoqëruar në stacionin policor ku edhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve përkatës dhe të njëjtit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, janë ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark