Insajderi
Insporti

Raphinha lëndohet me Brazilin, Barcelona ankohet në FIFA-n

Insajderi
02 April 2026 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raphinha lëndohet me Brazilin, Barcelona ankohet në FIFA-n
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka sulmuar drejtpërdrejt FIFA-n për lëndimin (tërheqje muskulore në bicepsin femoral të këmbës së djathtë) që e pësoi Raphinha gjatë ndeshjes miqësore të zhvilluar kundër Francës me fanellën e Brazilit.

Një problem që do t’i kushtojë trajnerit Hansi Flick dhe blaugranave një nga lojtarët kyç të repartit ofanziv në momentin më delikat të sezonit.

“Të dëmtohet një nga lojtarët më të mirë të skuadrës në një miqësore mes Francës dhe Brazilit në Shtetet e Bashkuara të zemëron shumë”, deklaroi numri një i klubit katalanas.

“Nuk mund t’i hidhet përgjegjësia lojtarit që nuk luan, sepse ai është një profesionist që jep gjithçka për vendin e tij dhe kjo është normale. Por FIFA duhet të krijojë një kalendar ndërkombëtar që merr parasysh kompeticionet në të cilat marrin pjesë klubet më të rëndësishme”, shtoi ai në një intervistë për “Món Esport”.

“Në këtë moment të sezonit po e luajmë jetën”, theksoi Laporta, duke iu referuar faktit që Barcelona në rifillimin e La Ligas ndodhet në krye të renditjes me +4 pikë ndaj Real Madridit, në një garë shumë të ngushtë për titullin. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark