Insajderi
Lajme

VV’ja gjen arsye të mos e votojë rezolutën që cënon ish-bashkëpunëtorin e Albin Kurtit, s’kalon në Kuvend

Insajderi
02 April 2026 - 11:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VV’ja gjen arsye të mos e votojë rezolutën që cënon ish-bashkëpunëtorin e Albin Kurtit, s’kalon në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar që ta votojë rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës.

Kjo, pasi që partia në pushtet kërkoi që të krijohet një grup i përbashkët nga të gjitha partitë që të sillet një draft në fund për miratim.

‘’Jemi të gatshëm të dërgojmë deputetët tanë si pjesë e një grupi të përbashkët me përfaqësuesit e të gjitha partive, dhe në fund të ditës sjellim një draft për ta miratuar në Kuvend’’, tha thënë Nagavci.

PDK’ja ka kërkuar që ta kalojë si pikë të parë të rendit të ditës dhe, në rast se s’kalon, ajo e tërheq propozimin.

Kësisoj, PDK’ja kanë tërhequr rezolutën dhe janë larguar nga salla e Kuvendit.

Rezoluta u propozua pak ditë para se të largohej ekspozita e Shkëlzen Gashit me gabime faktike lidhur me krimet e luftës, e cila u prezantua në sheshin e Prishtinës.

Gashi ishte këshilltar i kryeministrit Albin Kurtit, i cili u pati shkarkuar për shkak të deklaratave të tij kundër UÇK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark