Insajderi
Lajme

Mirena publikon foton e Kurtit me Gashin e Gjinovcin: Gjetje e saktë e Ramush Haradinajt

Insajderi
02 April 2026 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mirena publikon foton e Kurtit me Gashin e Gjinovcin: Gjetje e saktë e Ramush Haradinajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Ilir Mirena ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, duke i dhënë të drejtë kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me akuzat për financimin e eksponentëve që sulmojnë vlerat kombëtare.

“Ushqen zagare per me fy shqiptare”… Gjetje e sakte kjo e Ramush Haradinajt per Albin Kurtin”, shkroi Mirena.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot, duke reaguar ndaj pretendimeve të Kurtit për financimin e mediave. Ai hodhi akuza të rënda se është vetë kryeministri ai që financon njerëz për të sulmuar vlerat kombëtare.

“Ky më së shumti shpenzon para duke ushqy zagarë për me fy shqiptarë,” tha Haradinaj, duke aluduar në mbështetjen e qeverisë ndaj figurave që kontestojnë historinë dhe UÇK-në./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark