Insajderi
Lajme

Rasti i Erona Coklit në Ferizaj –Valon Aliu shpallet fajtor, dënohet me 24 vjet burg

Insajderi
03 April 2026 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rasti i Erona Coklit në Ferizaj –Valon Aliu shpallet fajtor, dënohet me 24 vjet burg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij.

Aliu është dënuar 22 vjet për vrasje, 1 për armëmbajtje pa leje dhe 2 vite për kanosje, me dënim unik i bie në total 24 vite burg.

Rasti lidhet me ngjarjen tragjike që ndodhi më 12 prill 2024, e cila tronditi vendin dhe veçanërisht familjen Cokli nga Ferizaji.

Sipas aktakuzës, Aliu, 36 vjeç, vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Eronën, brenda zyrës së punëtores sociale gjatë një takimi që po zhvillohej në ambientet e institucioneve sociale.

Gjatë incidentit, viktima ishte e shoqëruar nga vëllai 15-vjeçar dhe punëtorja sociale. Sipas deklarimeve të të dyshuarit, gjatë një fjalosjeje me ish-bashkëshorten, ai nxori armën nga brezi dhe qëlloi në drejtim të saj dhe të vëllait të saj. Si pasojë, Aliu vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi rëndë djalin 15-vjeçar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark