Gjatë një diskutimi me Brikenën, Mateo ka zgjedhur të rrëfej se në të kaluarën ka qenë shumë xheloz në marrëdhënie, një tipar që shpesh i ka krijuar vështirësi.
Megjithatë, ai theksoi se me kalimin e kohës dhe përmes reflektimit personal, ka arritur të ndryshojë këtë sjellje, duke u bërë më i qetë dhe më i kontrolluar emocionalisht.
Mateo:
Më parë kam qenë shumë xheloz, me kohën jam qetësuar pak, jo se s’jam, jam boll.
Brikena:
Mua më pëlqejnë meshkujt xhelozë.
Mateo:
Mua nuk më pëlqen fare që jam xheloz. Fakti që jam xheloz, e urrej.
Brikena:
Jo ta bëj unë xheloz, s’kam qejf ta bëj dikë xheloz, se ajo është gjë shumë e keqe.
Mateo:
Po ta them, fakti që jam xheloz, e urrej te vetja. Do të doja ta mos mendoja fare se çfarë vesh, me kë je në kafe. E urrej faktin që jam xheloz, por nuk kam ç’të bëj.