Insajderi
Lajme

Skandali milionësh në BSK, Supremja ia ndërpret paraburgimin Florent Sylejmanit

Insajderi
03 April 2026 - 16:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandali milionësh në BSK, Supremja ia ndërpret paraburgimin Florent Sylejmanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e Florent Sylejmani, i dyshuar në skandalin milionësh në Byroja Kosovare e Sigurimeve, duke ia ndërprerë masën e paraburgimit.

Ky vendim erdhi pas ushtrimit të kërkesës kundër aktvendimeve të Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata e Apelit e Kosovës.

Sipas njoftimit, çështja penale lidhet me disa të pandehur, përfshirë S.M., V.B. dhe të tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale si keqpërdorimi i besimit, keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, falsifikimi i dokumenteve dhe vepra të tjera penale, të kryera në bashkëkryerje dhe në forma të ndryshme të ndihmës.

Gjykata Supreme ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit F.S., duke ndryshuar aktvendimet e gjykatave të instancave më të ulëta.

Ndaj të pandehurit F.S. është ndërprerë masa e paraburgimit dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjasë deri më 8 prill 2026.

Në fund, Supremja ka theksuar se masa e paraburgimit duhet të përdoret vetëm kur masat më të lehta nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë.

“Në këtë rast, Gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë rrethana konkrete që justifikojnë vazhdimin e paraburgimit, si rreziku i arratisjes, ndikimi në prova apo përsëritja e veprës penale.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark